Ka ndodhur

Akuzohen për disa vjedhje në Kavajë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se më 19 maj këtij viti kanë vjedhur një banesë. Në pranga kanë rënë shtetasit E.C(B)., 24 vjeç dhe A. K., 41 vjeç, pasi me datë 19.05.2021, kanë vjedhur banesën e shtetasit R.B.

Policia dyshon se ata akuzohen si autorë të vjedhjes në dy banesa të tjera dhe dy magazina të ndodhura në qytetin e Kavajës.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë