Politike

Akuzat për shitblerje votash, Vasili publikon raportin e OSBE-ODIHR

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasil, i ka kthyer përgjigje deputetes së PD, Rudina Hajdari, pas akuzave të kësaj të fundit se raportet ndërkombëtare kanë folur për probleme të LSI me shitj-blerje votash në zgjedhje.

Vasili ka denoncuar aktin e shitblerjes së votave nga PS, të ndodhura sipas tij në zgjedhjet e vitit 2017.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai ka publikuar edhe një raport të OSBE-ODIHR, në të cilin thuhet se PD dhe LSI denoncuan vjedhjen e votave në atë periudhë.

“LSI dhe PD demaskuan shitblerjen e votës në zgjedhjet e 2017,vetëm PS kishte zero pretendim!! Kryeministri i prodhuar me votat e kriminelëve në 2017 nuk pati asnjë pretendim për zgjedhjet dhe shitblerjen e votës sepse ishte frymëzuesi dhe përfituesi i vetëm i saj, - deklaron Vasili. - Meqënëse ky i inkriminuar gjer në fyt, ka dalë dhe llap lart e poshtë për zgjedhjet e 2017,po i kujtoj atij dhe të gjithëve si ai, produkte po njëlloj të parave kriminale, se çfarë thotë OSBE-ODIHR në Raportin Final për zgjedhjet politike qershor 2017”, shkruan Vasili.

Vasili i drejtohet në mënyrë indirekte edhe deputetes Hajdari, që hodhi akuzat gjatë një interviste televizive: “Pas kësaj, ftoj çdo personazh vendas apo të huaj të mbyllë gojën dhe të mos lodhen më tej me alibinë e zgjedhjeve të shkatërruara të 2017,ku LSI dhe PD u ranë këmbanave të alarmit për kriminalizimin dhe shitblerjen e votës dhe ku vetëm e vetëm PS ishte e “lumtur” me ato farë zgjedhjesh”.

https://www.facebook.com/petritvasil/posts/2048242815475540

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë