Lajme

Akuzat për Bahri Shaqirin, Meta: Më udhëheq Kushtetuta

Pas kritikave që mori kandidatura e tij e dytë për kryetar të KLSH-së, ajo Bahri Shaqirit, presidenti Ilir Meta deklaroi se në punën e tij e udhëheqin Kushtetuta dhe interesi publik.
“Kushtetuta dhe interesi publik më udhëheqin në veprimet dhe aktet e mia”, tha Meta, kur u pyet nga gazetarët për kundërshtitë e shumicës në lidhje me kandidaturën e Shaqirit.
Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me kompetencat që dje kryeministri Rama ia delegoi Gent Cakajt, duke i deleguar drejtimin e Ministrisë së Jashtme.
Meta u tregua i përmbajtur në përgjigjen e tij dhe tha se e ka të qartë se kujt mund t’i delegojë autoritetin kushtetues në emër të Republikës së Shqipërisë.
“E kam të qartë si President i Republikës edhe për shkak të vendimit vizionar të Gjykatës Kushtetuese, se kujt institucioni mund t’i delegoj autoritetin kushtetues në emër të Republikës së Shqipërisë”, sqaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë