Politike

Akuzat për abuzime. Deputeti i PD-së: Jam dakort me Petro Koçin, SPAK-u të zbresë në Fier

Deputeti i zgjedhur i PD-së në Fier Luan Baçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se SPAK duhet të veprojë në Fier me kryebashkiakun Armando Subashi.

“Qyteti në duart e krimit të organizuar të lidhur me pushtetin për vjedhjen e fondeve dhe pasurive publike”, thekson ai.

Deputeti i zgjedhur i PD thotë se është dakord me Petro Koçin, ndërsa ngre pyetjen se kë duhet të besojnë qytetarët, Ramën që lavdëron publikisht Subashin, apo Koçin që akuzon për abuzime të mëdha me fonde publike.

Ai thekson se denoncimi i Koçit nuk është i pa dëgjuar dhe i pa njohur nga qytetarët Fierak dhe nga gjithë vendi, pasi “ka vite që Partia Demokratike ka denoncuar publikisht shkelje dhe abuzime të mëdha me tendera dhe fonde publike jo vetëm për bashkinë Fier, por edhe për institucione te tjera”, shkruan Baci.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë