Ka ndodhur

Akuzat e PD, reagojnë Forcat Ajrore: S’ka shpërdorim detyre, mjetesh dhe njerëzish

Forcat Ajrore iu përgjigjen Pas akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se kjo e fundit ka udhëtuar me helikopter drejt Dibrës për fushatë elektorale, vjen një reagim nga Forcat Ajrore të Shqipërisë.

Përmes një deklarate, Forcat Ajrore kanë mohuar këto akuza, ndërsa theksojnë se në qarkun e Dibrës janë kryer 9 udhëtime, 4 kanë qenë për emergjenca mjekësore ajrore dhe pjesa tjetër për emergjenca civile dhe trajnim rutinë i pilotëve të Forcës Ajrore.

‘’Ne respekt të opinionit publik sqarojmë se:

Çdo pilot operacional i FAj, sipas standardeve të NATO-s ka detyrimin të kryejë minimalisht 120 orë fluturimi në vit, për të njohur terrenin, ushtruar detyrën dhe njohuritë si pilot, dhe për të ndihmuar në mirëmbajtjen e mjeteve ajrore. Ky detyrim respektohet në mënyrë rigoroze përmes fluturimeve stërvitore dhe detyrave funksionale,  çdo ditë e çdo javë në qytete të ndryshme të vendit, siç ka ndodhur dhe do të ndodhë përsa kohë ky është një standard i NATO dhe si i tillë aplikohet në çdo vend anëtar të aleancës!

Në përputhje me misionin dhe detyrat e Forcës Ajrore, gjatë muajve të fundit janë kryer 338 fluturime. Nga të cilat vetëm 9 kanë pasur si destinacion qarkun e Dibrës. E përsërisim, vetëm 9 dhe jo 22, siç pretendon subjekti politik, nga të cilat, 4 kanë qenë për emergjenca mjekësore ajrore dhe pjesa tjetër emergjenca civile dhe trajnim rutinë i pilotëve të Forces Ajrore.

329 fluturime të tjera kanë pasur si destinacion Kukësin, Tropojën, Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Elbasanin, Kucovën, Beratin, Korçën, Gjirokastrën, Vlorën, Sarandën, Fierin dhe Tiranën’’.

Mes të tjerash Forcat Ajrore theksojnë se përbaltja është e papranueshme dhe se në asnjë rast nuk ka pasur shpërdorim detyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë