Për të gjashtën herë avokatët e Six4Tishree, tanimë jo në aktivitet, pretendojnë se rrjeti social ka vepruar jashtë ligjit: nga gjurmimi i përdoruesëve deri tek leximi i mesazheve të tyre. Ndërmarrja newyorkeze kishte prodhuar një aplikacion, Pikinis, që gjente foto me rroba banjo në rrjet të përdoruesëve dhe të miqve të tyre. Ndryshimi i politikës së praivatsisë në fakt, i vendosur nga Zuckerberg në 2015 ka shkaktuar humbjen e 250 mijë dollarëve.
Dyshimi është thelluar më shumë gjatë viteve: Facebook mendohet të ketë dëgjuar telefonatat e përdoruesëve të tij përmes mikrofonit të celularit. Për më shumë: edhe vendndodhjen, leximin e mesazheve dhe indeskin e telefonatave. Denoncimi këtë herë vjen nga një ndërmarrje, newyorkezja Six4Three, që ka dorëzuar padinë në gjykatën e San Mateo në Californi. Sot ajo i ka pushuar të gjitha aktivitetet e saj, por në vitin 2015 pretendon të ketë qenë dëmtuar rëndë nga ndryshimi i politikës së Mark Zuckerberg. Që prej atij viti Facebook u ndaloi ndërmarrjeve të treta që zhvillonin shërbime për rrjetet sociale, si Six4Three, të mblidhnin informacione mbi rrjetin e miqve të përdoruesëve. Është i njëjti ndryshim që pengoi Aleksandr Kogan me aplikacionin e tij “This Is Your Digital Life” “Kjo është jeta jote digjitale” për të vazhduar të mbledhë të dhënat që më pas u shitën tek Cambridge Analytica të Alexander Nix.
Six4Three thotë se ka investuar 250 mijë dollarë në një aplikacion të quajtur Pikinis. Kërkonte mes fotove të llogarive tona për të gjetur kush pozonte në kostume plazhi dhe mundësonte njoftimin automatik e krijimin e albumeve fotografikë. Ndryshimi i politikës së Facebook në 2015 e ka ndaluar të zhvillohej. Faqja e Pikinis ekziston ende, por postimi i fundit daton më 2013.Apliakcioni duket të ketë pushuar së funskionuari si rezultat i kritikave në atë kohë se sa nga rregullat që u vendosën dy vjetë më vonë. Një hakmarrje e startup-t Six4Three ose kështu duket të paktën.
“Është e gjashta herë që Six4Three shfaqet në gjykatë me akuza”, bëjnë të ditur burime nga Facebook. Ata e gjykojnë absurde akuzën për mbledhjen e telefonatave dhe mesazheve ose akoma më keq; të jenë dëgjuar bisedat dhe vendodhja e tyre. “Këto akuza janë pa kuptim dhe kanë për qëllim të vetëm të kenë të drejtën nga gjykata për të hyrë në të dhënat personale të njerëzve përsëri”.
Sipas The Guardian në dokumentet e paraqitura në gjykatën e San Mateo javën e kaluar akuza ndaj Facebook kishte të bënte me dijeninë e tij jo vetëm në implikimin e politikës së privatësisë përpara 2015, por i ka shfrytëzuar sfruttati duke u treguar zhvilluesëve rrugën që Kogan përdorte për të mbledhur të dhëna. Nga kjo do të derivonte, veç të tjerash, që Zuckerberg në Kongresin Amerikan ka gënjyer në lidhje me skandalin e Cambridge Analytica
"Provat e zbuluara nga paditësit tregojnë se skandali i Cambridge Analytica nuk ishte rezultat i neglizhencës së thjeshtë nga ana e Facebook, por pasojë e drejtpërdrejtë e skemës së keqe dhe mashtruese të hartuar nga Zuckerberg në 2012 për të mbuluar pamundësinë e saj për të parashikuar kalimin nga bota e kompjuterit në atë të smartphone ", citohet në dokumentet e paraqitura në gjykatë. Në 2013 rrjeti social ishte duke punuar për projektin Home, një version i Android që e transformonte në një paisje me Facebook. Projekt që më vonë u braktis. Që ishte interesi për botën e telefonisë së lëvizshme kjo ishte e qartë.
Avokatët e Six4Three thonë se kanë zbuluar prova të reja në lidhje me se si rrjeti social është sjellë në lidhje me privatësinë. Në 2012 aktiviteti publicitar, i fokusuar tek reklamat për desktop, është sfiduar nga kalimi i shpejtë në smartphon. Zuckerberg është përgjigjur duke detyruar zhvilluesit të blinin reklama në shërbimin e ri, duke kërcënuar se do të ndalonte qasjen e tyre në të dhënat që ishin në qendër të biznesit të tyre. Penalizimi do të shkonte deri në 40 mijë. Zuckerberg madje do të kishte projektuar dhe menaxhuar vetë sistemin, duke vendosur se cilat kompani duhej të hiqeshin nga rrjedha e të dhënave. Sandy Parakilas, ish drejtues i Facebook, që administronte privatësinë e Facebook nga 2011 në 2012, në periudhën e nxehtë të futjës në bursë, në një intervistë të dhënë për New York Times ka konfirmuar se kompania në atë kohë po i kushtonte më shumë vëmendje rritjes dhe bërjes së parave në vend që t'i kushtonte vëmendje sigurisë së përdoruesve të saj.
Por tjetër gjë është të thuash se kompania në strukturën e brendshme të saj I kushtonte më shumë vëmendje një sektori të caktuar se sa përdoruesëve të saj dhe tjetër gjë është të thuash se përgjonte telefonatat e përdoruesëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.