Facebook ka shpërndarë të dhënat personale të përdoruesëve të tij të paktën në katër ndërmarrje teknologjike kineze përfshirë Huawei, e cila është në listën e zezë të SHBA-ve sepse është konsideruar një rrezik për sigurinë kombëtare. Sipas New York Times, Facebook ka nënshkruar prej të paktën 2010-ës një marrvëeshje të ngushtë bashkëpunimi me Huawei, Lenovo, Oppo e TCL për tu lejuar atyre të kenë akses në mënyrë private tëk disa të dhëna të caktuara të klientëve të tij .
Facebook ka konfirmuar se marrëveshja është ende në fuqi por që me Huawei do të anulohet brenda javës. Të dielën e kaluar e përditshmja Mola e Madhe fliste për marrëveshje mes shoqërisë së Mark Zurckerberg dhe kolosëve të teknoologjisë si Blackberry, Apple, Samsung e Amazon.
Këto marrëveshje i kanë lejuar Facebook që të vendoste një këmbë në tregun e telefonisë celulare ndërkohë që aplikacionet e rrjeteve sociale nuk ishin përhapur ende nëpër celularë. Facebook ka sqaruar dhe garantuar se të dhënat e shpërndara me Huawei kanë mbetur në celular dhe nuk janë mbledhur nga serveri i shoqërisë kineze. Në javët e fundit Trump ka shinjestruar, përveç Huawei edhe Zte, duke ndaluar shitjen e furnizuesëve amerikanë në këto kompani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.