Keshilla

Aktorja rrëfen sekretin: Si të ktheni trupin në formë pas lindjes

Kur flasim për aktoret më seksi të momentit, menjëherë na vjen në mendje ylli i kinematografisë Blake Lively. Aktorja simpatike e njohur jo vetëm për talentin e saj, por edhe për bukurinë dhe super format e saj.

Është konsideruar si një nga yjet më super seksi dhe ky vlerësim ka qenë për të edhe në kohën që sapo ishte bërë nënë. Aktorja 31 vjeçare e cila ka dy fëmijë mund të konkurrojë edhe modelet më seksi të pasarelave kur bëhet fjalë për trupin e saj.

Por duket se 31 vjeçarja amerikane ka ndjekur një rregull kur bëhet fjalë tek ushqimet, të cilin ajo nuk ka nguruar ta ndajë edhe me fansat e saj.

Menjëherë sapo është bërë nënë për herë të dytë Lively ka rrëfyer se i është dashur të heqë dorë vetëm nga dy përbërës. “Për tetë muaj nuk kam konsumuar asnjë ditë të vetme sojë dhe gluten” ka thënë aktorja.

“Kjo nuk do të thotë që organizmi nuk është furnizuar me sheqer, pasi kjo është e pamundur… Thjesht duhet gjetur balanca mes proteinave, karbohidrateve dhe perimeve. Nuk është fundi i botës”. Krahas kësaj diete të zgjedhur, Lively i është përkushtuar edhe ushtrimeve fizike, por jo duke e tepruar me to.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë