Njerez

Aktorja e serialit të Netflix gjendet e vdekur në shtëpinë e saj, 26-vjeçarja pritej të niste rolin e ri

Aktorja koreano-jugore, 26 vjeçarja Jung Chae-yul, u gjet e vdekur. Emri i saj dhe aq më tepër fytyra e saj ishin bërë të famshme falë pjesëmarrjes në serialin “Zombie Detective”, i shpërndarë në Netflix. Ajo gjithashtu së fundmi u shfaq në mini-serialin “I Have Not Done My Best” dhe në filmin “Deep”. Në këto javë ajo po xhironte “Wedding Impossible”, në të cilin luante rolin e protagonistes; Pas lajmit për vdekjen, krijuesit kanë vendosur ta lënë pezull serialin.

“Ne jemi këtu për të dhënë lajme tronditëse. Aktorja Chaeyul ka ndërruar jetë”, tha kompania e saj, Management S. “Varrimi i saj do të bëhet privatisht sipas dëshirës së familjes së saj, e cila duhet të jetë më e trishtuar se kushdo tjetër. Shpresojmë që të gjithë të luten për shpirtin e saj që Chaeyul të pushojë në paqe”.

Fansat e aktores shprehnin ngushëllimet dhe habinë e tyre për lajmin: “Nuk di si të ndjehem, jam shumë i trishtuar, falemnderit për kujtimet”, shkruante një prej tyre.

Shkaqet e tragjedisë

Trupi i pajetë i aktores së re u gjet në banesën e saj. Për momentin nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj. Ndërkohë, në profilin e saj në Instagram nën postimin e fundit ka shumë mesazhe ngushëllimi nga fansat për aktoren e re, e ardhmja e së cilës është shkatërruar përgjithmonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë