Keshilla

Aktivitetet fizike përmirësojnë shëndetin mendor

Aktiviteti i rregullt fizik, 45 minuta, 3 deri në 5 herë në javë përmirëson shëndetin mendor.

Sa më shumë aktivitet fizike aq më mirë për shëndetin tuaj, sugjeron një studim në SHBA.

Në këtë studim përfshinë rreth 1.2 milion njerëz të cilët kryenin aktivitet fizike rregullisht për një muaj rresht, dhe mirë qenia e tyre mendore ishte shumë më ndryshe nga një grup njerëzish që kryenin aktivitete fizike 1.5 herë më pak.

Të gjitha llojet e aktiviteteve ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj mendor, përfshirë kryerjen e punëve të shtëpisë dhe kujdesin ndaj fëmijëve, ndërsa disa studiues veçojnë se aktivitetet në natyrë  si çiklizmi dhe gjimnastika kanë ndikim akoma më pozitiv.

Hulumtimet e mëparshme mbi efektet e aktiviteteve fizike në shëndetin mendor kanë nxjerrë rezultate të përziera, disa studime sugjerojnë se mungesa e aktivitetit mund të çojë në probleme të shëndetit mendor.

Studimet kanë zbuluar se aktivitetet fizike ulin edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Njerëzit e diagnostikuar më parë me depresion, pasi ushtruan rregullisht për në muaj, rezultoi se këta njerëz , filluan mos te kenë më probleme të shëndetit mendor.

Sa kohë është e rëndësishme që ushtroni aktivitet fizike?

 30 deri në 60 minuta aktivitet fizik duhet të kthehet në rutinë ditore.

Dr. Adam Chekroud, autor i studimit dhe asistent profesor i psikiatrisë në Universitetin Yale, tha: "Më parë, njerëzit kanë besuar se sa më shumë ushtrime të bëni, aq më mirë shëndeti juaj mendor, por studimi ynë sugjeron që kjo nuk është kështu.

"Të bësh ushtrime më shumë se 23 herë në muaj, ose të ushtrosh për seanca më të gjata se 90 minuta, shoqërohet me një gjendje më të keqe mendore, ndaj është shumë e rëndësishme të keni një rregull të caktuar edhe sa i përket aktiviteteve fizike.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë