Njerez

Aktivistja iraniane, Narges Mohammadi fiton çmimin Nobel për Paqen

Aktivistja iraniane, Narges Mohammadi fitoi sot çmimin Nobel për Paqen.

Aktivistja iraniane për të drejtat e njeriut, Narges Mohammadi, aktualisht ndodhet në një burg në Republikën Islamike, ku gratë e pambuluara po nxisin emancipimin, pavarësisht represionit.

”Aktivistja dhe gazetarja 51-vjeçare po shpërblehet për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe luftën e saj për të promovuar të drejtat e njeriut dhe lirinë për të gjithë”, tha presidentja e komitetit norvegjez të Nobelit, Berit Reiss-Andersen, në Oslo.

”Kur në Iran shpërthyen protestat për barazinë e grave vitin e kaluar, nga burgu ajo shprehu mbështetje për demonstruesit”, tha Berit Reiss-Andersen.

”Mohammadi është një grua, një avokate e të drejtave të njeriut dhe një luftëtare lirie”, shtoi ajo.

”Komiteti Norvegjez i Nobelit nderon luftën e saj të guximshme për të drejtat e njeriut”, theksoi presidentja.

”Ky çmim është vlerësim edhe për qindra mijëra njerëz që kanë demonstruar kundër regjimit iranian”, tha Reiss-Andersen.

Komiteti i Nobelit tha se shpresonte që Irani të lironte Narges Mohammadin.

Ndërkohë, OKB tha se ”çmimi Nobel për Paqe nderon guximin dhe vendosmërinë e grave iraniane”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë