Lajme

Aksioni “Plazhi i lirë” në Golem dhe Kavajë, procedohen 3 zyrtarë të bashkisë

Mëngjesin e kësaj të enjte operacioni ainti informalitet, "Plazhi i lirë" ka vijuar në plazhet e Golemit dhe Kavajës. Në këto dy plazhe, policia bën me dije se ka liruar nga subjektet private, 1500 m2 plazh, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.

Janë sekuestruar 200 shezlongë dhe 140 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike.

Si përgjegjës për këto shkelje janë konstatuar tre zyrtarë të bashkisë Kavajë, të cilët janë proceduar penalisht me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe tre pronarë subjektesh, me inicialet E. F., B. Ç. dhe M. B.

Operacioni në këto plazhe do të vijojë edhe në ditët e ardhshme për të ndalur shkeljet e ligjit dhe shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët lokalë.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2148176815288725/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë