Lajme

Aksioni “Plazh i lirë” në Himarë dhe Durrës, procedohen pronarët e lokaleve

Sot operacioni "Plazh i lirë" ka vijuar në zonën e Himarës  për lirimin e plazheve publike. Policia njofton se janë liruar rreth 1000 m2 plazh publik në Himarë, i zënë në mënyrë të paligjshme. Në këto kontrolle janë sekuestruar rreth 200 kompleteve shezlongë e çadra.

Për këto shkelje janë proceduar penalisht nga Policia e Himarës 3 shtetas, pronarë të subjekteve për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Pushtimi i tokës".

Konkretisht në bizneset e shtetasve A.L., N.V., dhe A.D., pasi është bërë kontrolli është konstatuar se e zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme.

Edhe në plazhet e Durrësit ka pasur kontrolle sot, ku janë liruar rreth 1000 m2 plazh. Në Durrës policia bashkë me organet tatimore kanë sekuestruar rreth 270 komplete shezlongë e çadra.

Në Durrës, për veprat penale “Pushtimi i tokës ” dhe “Fshehja e të ardhurave“ janë proceduar penalisht shtetasit D.D. e SH.P..

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1724521307677816/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë