Lajme

Aksione ‘blic’ nëpër rrugë, tre të arrestuar, 29 patenta të pezulluara

Policia Rrugore ka vijuar me kontrolle blic në akset rrugore më problematike të vendit me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, të cilat përbëjnë rrezik potencial për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.
Gjatë fundjavës, Policia Rrugore ka evidentuar dhe arrestuar 3 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin mjetet në gjendje të dehur, me sasi alkooli nga 0.55 mg/l e deri në 0.67 mg/l.
Janë pezulluar 29 leje drejtimi, nga këto: 12 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 13 për shpejtësi tej normave të lejuara, 3 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 1 për mungesën e kontrollit teknik të mjetit.
Gjithashtu, policia njofton se janë vendosur 79 masa administrative, nga këto: 8 për parakalime të gabuara, 9 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 49 për parkime të gabuara dhe 13 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Kontroll i rreptë është ushtruar ndaj automjeteve të transportit publik (autobusë, fugonë dhe taksi). Janë pezulluar 6 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, nga masa 0.33mg/l deri në 0.42 mg/l.
Policia Rrugore u bën apel të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/543911909734328/?__xts__[0]=68.ARB4JOaKP06c6xEKuw3MoP-C1RDLoSTjWw7RLONOuhGoHtuWf_iKvyI6WpY0pD3jP3bcl1RepkbsNc21FIg_TPEQdZyJUDGZ3TOpGiRlylmGnViFXX6hKPXuyWL4o_YsS_FMMCmY4pnhyUTdoagCThaIUl_Cf-60xO-bbkW6IGAYM1-S5T975D7zY4IPHnilJQ72SCpFfRQOp1GDTEq8Ql1304jqARam2W-jSEeN5vE3imdzwB17F2m8NlsEe08lOjze94q6FMQgUQSewUPBy96bJvXjxQM-7ZzD6ld-ag0FaO5PGl22yyxZgo5FuhOtj_n9KAGT_BZPm0FyLlSe7JBVVV0wL02VqBVWgfqx&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë