Ka ndodhur

Aksion në Vlorë, arrestohet 52-vjeçari, sekuestrohen 48 kg drogë

Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Në orët e fundit, policia dhe forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin e koduar “Koordinata”, duke arrestuar një 52-vjeçar dhe sekuestruar 48 kg drogë.

Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H. K., 52 vjeç, banues në fshatin Kuç, Himarë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 48 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, policia ka evidentuar dhe asgjësuar disa bimë narkotike të cilat dyshohet se i ka kultivuar ky shtetas.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë