Lajme

Aksion në Portin e Durrësit, 2 persona në pranga

Dy persona janë vënë në pranga nga policia, pas aksionit blic në Portin e Durrësit.
Mësohet se këtyre personave u është gjetur diçka e dyshimtë në automjetin e tyre.
Policia ka kryer kontrolle në automjete dhe në kontejnerë, po ashtu edhe në anijet e peshkimit për kontrabandë karburanti. Në këtë operacion janë përfshirë punonjës të shumtë policie.

Mësohet se Porti është i rrethuar nga forcat e Posaçme Operacionale, Policia Kufitare dhe Drejtoria Vendore Durrës. Aksioni është në vijim dhe priten detaje në orë në vijim


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë