Lajme

Aksion në Durrës, 3 të arrestuar për vepra të ndryshme

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 shtetas, pasi akuzohen për vepra penale të ndryshme.
Policia thotë se është arrestuar 51-vjeçari me inicialet R. P, për shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, ku ky shtetas punonte si banakier, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 doza me lëndë narkotike, e llojit kokainë.
Po ashtu është kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur një 20-vjeçar, i cili ishte dhe me masë sigurisë “Arrest shtëpie”.
20-vjeçari me inicialet A. N., banues në Durrës, po tentonte të vidhte materiale ndërtimi në ambientet e një magazine.
Gjithashtu, është ndaluar shtetasi E. P., 31 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për vjedhje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë