Ka ndodhur

Aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin në Fushë-Krujë, arrestohet 20-vjeçarja

Policia ka vënë në pranga një shofere 20-vjeçare, e cila 2 ditë më parë aksidentoi për vdekje një 60-vjeçar në Fushë-Krujë.

20-vjeçarja akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Po ashtu, në pranga janë vënë edhe dy shtetas të tjerë me inicialet R. A, dhe A. Z për shpërdorim detyre teksa ishin të shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar ‘BYE PASS’, kanë ndaluar 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni: R. A., 36 vjeç, banues në Durrës dhe A. Z., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë