Lajme

Aksidentohet furgoni shqiptar në Kosovë, dy të vdekur

Dy të vdekur dhe katër të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë. Policia e Kosovës njofton se në aksident është përfshirë një kamion dhe një furgon me targa të Shqipërisë.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e gjashtë të aksit Morinë-Prishtinë, zgjatim i “Rrugës së Kombit” në territorin e Kosovës.

Viktimat janë që të gjithë shtetas të Shqipërisë, ndërkohë që raportohet se katër të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka bllokuar njërin krah të rrugës dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e hutimit të drejtuesit të furgonit me targa shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë