Lajme

Aksidentohet aktori Lulzim Zeqja, anulohet komedia “Edmond” në Teatrin Kombëtar

Aktori Lulzim Zeqja është aksidentuar ditën e sotme, duke bërë që të anulohet shfaqja “Edmond” në teatër, ku aktori ishte protagonist.

Lulzim Zeqja mbante peshën kryesore në këtë komedi, pasi interpretonte dramaturgun Edmond Rostand.

“Për shkak të një aksidenti automobilistik, i cili ka përfshirë aktorin e Teatrit Kombëtar, Lulzim Zeqja, njëkohësisht dhe protagonisti i shfaqjes “Edmond”, ju njoftojmë se shfa  qjet e ditës së sotme dhe datave 23-24-28-29-30-31 tetor 2021, janë anuluar”, thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar.

Teatri njofton se aktori Zeqja është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të jetë në skenë.

“Fatmirësisht, Zeqja është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqjen ‘Edmond’ në vazhdim”.

Ndër të tjera, Teatri Kombëtar bën me dije se në vazhdim do të njoftohen artdashësit se si do procedohet me rimbursimin e biletave.

Komedia “Edmond” erdhi premierë në Teatrin Kombëtar më 15 tetor, duke risjellë publikun në sallë pas gati 500 ditësh mungesë për shkak të pandemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë