Ka ndodhur

Aksidenti tragjik në Rrogozhinë, pëplasen 3 mjete, 3 viktima

Tre automjete u përfshinë në aksident, duke u përplasur kokë më kokë në Rrogozhinë. Përplasja rezultoi fatale për shoferin e njërit mjet, që ishte pikërisht oficeri i burgut.

Mësohet se T.M., 54 vjeç, humbi jetën në vend. Ndërsa në spital humbi jetën dhe një grua, e cila ishte pasagjere në mjetin tjetër. Viktima tjetër ishte një nga shoferët.

54-vjeçari T.M. po shkonte në punë mëngjesin e sotëm, kur mjeti “Audi” ku ai udhëtonte doli nga rruga dhe kaloi në korsinë tjetër duke u përplasur me makinën tip “Benz” ku udhëtonin burrë e grua.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë