Lajme

Aksidenti në Librazhd- Qafë Thanë, arrestohet shoferi

Një ditë pas aksidentit që ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë ku humbi jetën një 82-vjeçare, policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që dyshohet se shkaktoi përplasjen.
Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi: A. H., 41 vjeç, banues në Fier, për veprën penale, “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Shtetasi A. H, ditën e djeshme në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, duke drejtuar mjetin trajler është përplasur me mjetin autobus me drejtues shtetasin Thoma Kela, dhe për pasojë humbi jetën 82-vjeçarja.
Gjithashtu, u plagosën edhe dy udhëtare të tjera, të cilat ndodhen në Spitalin e Librazhdit nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se shkak i aksidentit është edhe lagështia, e cila ka shkaktuar edhe humbjen e kontrollit të mjetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë