Ka ndodhur

Aksidenti me 4 të plagosur në Fushë Krujë, në pranga një nga drejtuesit

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar këtë të hënë, pasi akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit. Policia sqaron se i arrestuar është një 23-vjeçar i cili një ditë më parë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në aksident rrugor me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin A.D. dhe mjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin I.T.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar shtetasit M.D., 32 vjeçe dhe një fëmijë 7-muajsh, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, dhe V.H., 47 vjeç dhe një fëmijë 1 vjeç, pasagjerë në mjetin tip “Opel”.

Policia thotë se të lënduarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë