Lajme

Aksidenti me 2 të vdekur, Bashkia Kamzë përgënjeshtron Policinë

Bashkia e Kamzës ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi dje në orët e para të mëngjesit, ku humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. Shoferja Rozina Koleci humbi kontrollin, duke u përplasur me një biçiklist dhe tre këmbësorë.

Për pasojë humbi jetën biçiklisti 29-vjeçar, Ramazan Isha, si dhe një vajzë 7-vjeçare. Ndërkohë që nëna dhe motra e kësaj të fundit mbetën të plagosura dhe janë në gjendje të rëndë në spital.

Bashkia e Kamzës pasi u ka shprehur ngushëllimet familjarëve e ka quajtur “raportim e informim dashakeq nga Policia e Shtetit” atë që ndodhi me aksidentin e rëndë.  Sipas Bashkisë, ngjarja nuk ka ndodhur në territorin e Kamzës, por në atë të Tiranës, pasi sqaron se territori i Bashkisë Kamzë kufizohet me Bashkinë e Tiranës te rrethrrotullimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë