Lajme

Aksidenti i rëndë në Lushnjë, shkon në dy numri i viktimave

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Lushnjë-Fier mbrëmjen e kaluar.
Si pasojë e aksidentit sot ka humbur jetën edhe një nga dy të plagosurit, duke çuar në dy numrin e viktimave, pasi dje në mbrëmje humbi jetën Orges Shabani.
Viktima e dytë, 18-vjeçari Alteo Shabani, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Shabani ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërsa shoku i tyre, Alban Doksani 24 vjeç, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në spital. është në gjendje të rëndë për jetën.
Të tre personat kanë qenë në një automjet tip “Benz” me targa AA 277 GN i cili ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën anësore ka rënë në një kanal.
Shkak i aksidentit mendohet se ka qenë mjegulla e dendur, e cila ka bërë që drejtuesi i mjetit të mos ketë parë rrethrrotullimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë