Lajme

Aksidenti i rëndë me 7 të plagosur në Pogradec, arrestohet drejtuesi i mjetit

Policia Pogradecit ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që shkaktoi pasditen e djeshme aksidentin në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”. Në pranga ka përfunduar 34-vjeçari Spartak Çela.
Siç bën me dije policia, gjatë drejtimit ai dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë dëmtime edhe vetë, si dhe janë plagosur 6 shtetas të tjerë pasagjerë në këtë mjet.
Të plagosurit janë shtetasit L. D, 39 vjeç, E. M, 45 vjeç, D. A, 23 vjeç, A. H, 26 vjeç, E. G, 40 vjeç dhe A. G, 49 vjeç, të gjithë banues në Pogradec,
Dy prej tyre, shtetasit E. G dhe A. G, janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Tiranë. Ndërsa të dëmtuarit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e motit të keq që përshkoi jugun e vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë