Lajme

Aksidenti brenda tunelit në Tiranë-Elbasan, viktima vëllai i deputetes së PS

Një aksident tragjik i ka marr jetën një ushtaraku mbrëmjen e kaluar në aksin Tiranë-Elbasan.
Mësohet se viktima është 42-vjeçari Elton Maçolli, vëllai i deputetes së PS-së, Blerina Gjylameti.
Maçolli me gradën nënoficer, ishte rreshter në Farkë, kur punonte si vinçier bordi helikopteri në bazën ajrore.
Viktima ishte shoferi i automjetit tip “Seat”, i cili dyshohet se ka bërë një parakalim të gabuar dhe si pasojë është përplasur me një kamion brenda tunelit, i drejtuar nga 33-vjeçari me iniciale D. SH.
Automjeti me targat AA 209 AR, me të cilin po lëvizte viktima ka qenë i modifikuar dhe punonte me benzinë-gaz, gjë që ka bërë rrjedhjen e gazit pas përplasjes dhe më pas shpërthimin në flakë.
Makina u shkatërrua plotësisht pas aksidentit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe ka ndaluar shoferin e kamionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë