Ka ndodhur

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën polici i burgjeve

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së premtes në në aksin rrugor Elbasan-Peqin, duke i marrë jetën një 51-vjeçari.

Viktima, Ardian Xhaja, punonjës policie në I.E.V.P. Peqin, ishte pasagjer në automjetin tip “Ford” që u përplas me një kamionçinë fshatin Lazaren.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:20, ndërsa të plagosur mbetën gjashtë persona të tjerë që ndodheshin në të dy automjetet: Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeç, Gezim Baku, 60 vjeç, Marius Hysa, 30 vjeç, Kudret Hasa, 27-vjeç dhe Maksim Ranxha 50-vjeç.

Zona ku ndodhi aksidenti i rëndë ka pasur mungesë ndriçimi. Sipas policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e makinës, e cila ka manovruar në rrugë duke u përplasur me kamionçinën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë