Lajme

Aksident rrugor në Lezhë, plagosen 5 anëtarë të një familjeje

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në superstradën Lezhë-Milot.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Mësohet se nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur 5 anëtarë të një familjeje që udhëtonin me të njëjtin automjet.
Dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë