Në qytetin e Vlorës ka ndodhur një aksident rrugor ku ka mbetur i plagosur rëndë një person me iniciale M.S.
Të dhënat zyrtare paraprake kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur saktësisht në lagjen "Kushtrim".
Ndërkohë është përcaktuar se drejtuesi i mjetit "Benz" nuk është identifikuar pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, ndërsa i plagosuri është në spital.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.