Ka ndodhur

Aksident në Tiranë, makina përplas një këmbësore

Një grua është aksidentuar ditën e sotme në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë, pranë selisë së Kishës Katolike.

Policia thotë se një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila menjëherë është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas policisë, rreth orës 12:20, mjeti me drejtuese shtetasen E.A., ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar, e cila u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Për momentin nuk dihet gjendja shëndetësore e gruas së aksidentuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë