Rend dhe Ligj

Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësoren 60-vjeçare

Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësoreje ka ndodhur sot në kryeqytet. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur tek sheshi “Shtraus”, në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa e plagosur nga përplasja me makinë ka mbetur një e moshuar.

Siç njofton policia, mjeti me drejtuese shtetasen H. Ç., ka aksidentuar këmbësoren V.R., 60 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë