Rend dhe Ligj

Aksident në Tiranë, automjeti përplas këmbësorin te bulevardi “Gjergj Fishta”

Një këmbësor ka mbetur i plagosur paraditen e kësaj të marte, teksa është përplasur nga një automjet.

Aksidenti ka ndodhur te bulevardi “Gjergj Fishta” në kryeqytet ku mjeti me drejtues shtetasin F.R., ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë