Ka ndodhur

Aksident në Shkodër, makina përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të martë në aksin Shkodër-Bushat.

Mësohet se një automjet ka përplasur një motoçikletë. Si pasojë e këtij aksidenti motoçikleta ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Për shkak të plagëve të marra qytetari që udhëtonte me motoçikletë ka ndërruar jetë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimin për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë