Lajme

Aksident në Sarandë, vdes turistja italiane, i shoqi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Sarandë-Ksamil, te vendi i njohur ndryshe si Hidrovori.

Një automjet është përplasur me një motoçikletë, në të cilën udhëtonin dy turistë italianë.

Turistja italiane ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë, të dy shtetas italianë në Xhenova të Italisë.

I shoqi është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Policia është nisur drejt vendngjarjes për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë