Ka ndodhur

Aksident në Sarandë, humb jetën një 30-vjeçar dhe plagosen tre të tjerë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Viktima e këtij aksidenti është drejtuesi i mjetit, Klement Kristidhi, 30 vjeç, nga fshati Mursi në Bashkinë e Konispolit.

Nga informacionet paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Krane. Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur edhe tre personat e tjerë që ishin në makinë me Kristidhin. Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Makina e të rinjve ka dalë nga rruga dhe ka bërë disa rrutullime. Në vendngjarje ka shkuar policia, që po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë