Lajme

Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën 13-vjeçarja, plagoset babai

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Milot – Morinë në afërsi të fshatit Gëziq, në Rrugën e Kombit.
Siç njofton policia, drejtuesi i mjetit, 44-vjeçari me inicialet G. I, ka humbur kontrollin, duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S. I. rreth 13 vjeç, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.
Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë