Ka ndodhur

Aksident në Lushnjë, “Benz”-i përplas motorin, 2 viktima

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e kësaj të hëne në Lushnjë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”.

Policia thotë se shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Lifan”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet, (ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë.

Nga policia është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë