Lajme

Aksident në Lezhë-Shkodër, humbin jetën dy të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, rreth orës 01:40 të mëngjesit.

Nj mjet mjet tip "Benz" me drejtues shtetasin Gentjan Toma 32 vjeç, banues në Mabë-Lezhë ka goditur nga mbrapa mjetin tip "IFA" me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit "Benz" shtetasi Gentjan Toma dhe pasagjeri po në këtë mjet, shtetasi Robert Ejlli 25 vjeç, banues në Mabë - Lezhë.

Të dy ktheheshin nga Shkodra ku kishin qenë në festë, drejt fshatit të tyre në Mabë të Lezhës. 32-vjecari Gentian Toma ishte i martuar dhe ka lënë një djalë të mitur.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë