Ka ndodhur

Aksident në Lezhë, ndërron jetë infermierja, në gjendje të rëndë bashkëshorti, djali dhe vjehrra jashtë rrezikut

 Ka ndërruar jetë te Spitali i Traumës në Tiranë  Marjeta Gjergji, në aksidentin e rëndë të ndodhur paraditen e te shtunes në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Kakarriqit.

Marjeta Gjergji, me profesion infermiere, u dërgua në spitalin e Traumës pas aksidentit, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

 Po ashtu të plagosur kanë mbetur edhe bashkëshorti i saj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, djali i tyre dhe vjehrra, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 12:00 të paradites së sotme, në vendin e quajtur kryqëzimi i Kakarriqit, ku automjeti i drejtuar nga bashkëshorti i Marjeta Gjergjit u perplas me një automjet tjetër, ku paraprakisht shkak dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar.

 Fatmirësisht, personat që ndodheshin në automjetin tjetër nuk kanë marrë lëndime serioze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë