Rend dhe Ligj

Aksident në Lezhë-Milot, furgoni i mallrave përplas këmbësorin 60- vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Lezhë-Milot teksa një furgon mallrash ka përplasur këmbësorin 60-vjeçar, i cili po kalonte rrugën.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku mjeti me drejtues shtetasin M.F., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. P., 60 vje.

60-vjeçari në gjendje të rëndë është transportuar menjëherë te Spitali i Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë