Ka ndodhur

Aksident në Kurbin, vdes 22-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur sot në Kurbin.

Sipas informacioneve mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Laç-Patok.

Policia thotë se viktimë ka mbetur një 22-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me mjetin e tij “Opel”, por ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

22-vjeçari R. Z. mësohet se ka humbur jetën në vend.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Policia ende informacion për shkakun e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë