Lajme

Aksident në Korçë, makina përplaset me autobusin

Një aksident është regjistruar vetëm pak minuta më parë në aksin rrugor, Korçë-Bilisht. Mësohet se një makinë është përplasur me autobusë të linjës, duke shkaktuar disa të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuç i Zi dhe bëhet me dije se personat e plagosur po udhëtonin me makinën tip fuoristradë.

Një ambulancë ka shkuar në vendin e ngjarjes për të transportuar të plagosurit në spital, të cilët janë jashtë të rrezikut për jetën.

Sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë