Lajme

Aksident në Korçë, fuoristrada përplas autobusët me emigrantë nga Greqia

Dy autobusë dhe një mjet tip fuoristradë janë përfshirë një aksident në qytetin e Korçës gjatë mesditës së kësaj të diele. Mësohet se drejtuesi i mjeti i tipit “Range Rover” ka humbur kontrollin dhe ka goditur autobusët që vinin nga Greqia me emigrantë.

Të treja mjetet kanë pësuar dëme të vogla materiale, ndërsa mësohet se udhëtarët kanë marrë vetëm dëmtime të vogla. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Plasës” në dalje të Korçës. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë