Lajme

Aksident në Konispol, babai humb jetën dhe djali shpëton

Një person ka humbur jetën pasditen e kësaj të hëne në Konispol. Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktimë ka mbetur një 76 vjeçar. 45 vjeçari Adil Mullai po drejtonte mjetin e tij furgon kur ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen Hysen Mullai, 76 vjeç i cili udhëntonte në furgon me të birin si pasagjer, teksa ishin duke u kthyer nga puna.

Menjëherë pas aksidentit i moshuari është dërguar me urgjencë për në spital, por ka humbur jetën gjatë rrugës.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

“Me ketë deklaratë që paraqet fakte të rreme, ARRSH-ja nuk bëri gjë tjetër, veçse vërtetoi denoncimin e sotëm të PDSH”, - mbyllet komunikata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë