Ka ndodhur

Aksident në Kashar, 3 persona humbën jetën pasi makina doli nga rruga

Një aksident tragjik ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30 në Kodër-Kashar, ku për pasojë kanë humbur jetën 3 persona.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona ku 29-vjeçari Zija Murati teksa drejtonte automjetin nuk ka mundur të shmangë përplasjen me murin e një banese në Kodër-Kashar.

Policia bën me dije se viktimat janë dy vëllezërit Lulëzim Sula, 53 vjeç, Ismail Sula 56 vjeç, dhe Dashamir Dema, 50 vjeç.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë