Ka ndodhur

Aksident në Fier, autoshkolla përplas nënë e bijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier. Mësohet se nënë e bijë janë plagosur si pasojë e përplasjes me një automjet autoshkollë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kallm. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Të plagosurat janë transportuar menjëherë për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë