Lajme

Aksident në Fier, 4 të plagosur, një grua shtatzënë humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditëm e sotme në aksin Levan-Fier, në vendin e quajtur qafa e Koshovicës.

Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre fëmijë, ndërsa një grua shtatzënë ka humbur jetën.

Janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë Majlinda Troka, 27 vjeç, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi”.  

Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë policia po ndihmon në lehtësimin e trafikut dhe po heton rreth shkaqeve të aksidentit.

 

Më Shumë