Ka ndodhur

Aksident në Elbasan, plagosen rëndë dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur para mesnatës në në lagjen “Shënkoll” të qytetit, ku në afërsi të Urës së Shkumbinit, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë.

Dy personat, në makinën me targë AA379IN, janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, nga ku raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë