Lajme

Aksident në Elbasan, një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Qendrës Spitalore të Elbasanit rreth orës 11:00 të paradites së sotme. Si pasojë e kësaj ngjarjeje është plagosur rëndë një person, i cili është transportuar menjëherë në reanimacion.
Nga të dhënat e para raportohet se në aksident janë përfshirë një fouristradë dhe një çiklomotor. Drejtuesi i këtij të fundit është dërguar me urgjencë në spital.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë